Lajmet e fundit

Në edicioni e sotëm të Info Magazine do të keni rastin ta ndiqni intervistën me kryeparlamentarin Kadri Veseli e cila do të realizohet në Berlin.
Shefi i Kuvendit po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar me kryetarin e Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble të cilin e ka falënderuar për ndihmën e madhe të Gjermanisë ndaj Kosovës.
Në Berlin, Veseli do të takohet edhe me presidentin e këtij vendi, Frank-Walter Steinmeier.
Gjatë takimeve me zyrtarë të lartë gjermanë, kryekuvendari kosovar do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata të tjera ndërkombëtare, zhvillimet aktuale në vend me theks të veçantë procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.