Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova do të keni rastin ta ndiqni intervistën ekskluzive me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli të zhvilluar në Hagë.
Atje kreu i kësaj partie si ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, është intervistuar nga Gjykata Speciale.
Ai nuk ka dhënë detaje se në çfarë cilësie është intervistuar, por ka kërkuar nga qytetarët që ta kalojnë këtë sfidë së bashku, njofton Klan Kosova.
Ndiqeni me fillim në orën 17:30 në Klan Kosova.
Qëndroni me ne!