Lajmet e fundit

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, emisioni Info Magazine i është bashkuar fushatës për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie ndaj grave.
Një sërë aktivitete janë zhvilluar sot gjatë ditës, ku është diskutuar për nivelin e dhunës ndaj gruas , dështimin e drejtësisë ,luftimin e këtij fenomeni dhe rolin e shoqërisë në parandalim të dhunës dhe emancipim.
Gazetari Kushtrim Sadiku, emisionin e tij të së mërkurës e ka përmbyllur në një mënyrë të veçantë, ai me një fanellë në duar ka përçuar mesazhin kundër dhunës ndaj gruas, qenie shumë e vlefshme për çdo shoqëri.