Lajmet e fundit

Në Info Magazinen e sotme do të flitet për nivelin e sistemit arsimor si dhe grevën e paralajmëruar të këtij sektori.
Për të debatuar në lidhje me këtë çështje, në studio janë të ftuar nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala si dhe këshilltari i MASHT-it, Valmir Gashi.
Si do të ndikojë greva në arsimimin e nxënësve dhe studentëve dhe cilat janë kërkesat definitive të mësimdhënëvsve pasi kërkojnë që greva të nis nga e hëna, e shumë detaje të tjera mund t’i kuptoni sot në Info Magazine duke filluar nga ora 17:30 vetëm në Klan Kosova.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka marrë vendim që nga 14 janari të hyjë me grevë të përgjithshme në arsim.
Greva do të jetë me afat të pacaktuar, ndërkaq ata po kërkojë rishikimin e ligjit të pagave, me të cilin po kërkojnë ngritjen e pagave për mësimdhënësit me 30 për qind.