Lajmet e fundit

Sot në Info Magazine, duke filluar nga ora 17:30, i ftuar në studio me gazetarin Kosovë Gjoci, do të jetë deputeti i Lëvizjes "Vetëvendosje",Glauk Konjufca
Me Konjufcën do të diskutohet se si tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim lëndën e cila ka në përbërje kontestimin e procedurave për riprocedim dhe votim të amendamenteve 24 për Gjykatën Speciale si dhe tema të tjera.