Lajmet e fundit

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ernest Luma, ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i tij në parti.
Këtë e ka bërë menjëherë pas reagimit publik të AAK-së, e cila u distancua nga deklarata e Lumës bërë për haxhinjtë që shkojnë për pelegrinazh në Mekë.
Për të diskutuar për arsyet reale të dorëheqjes së tij, cila do të jetë e ardhmja e tij politike dhe a pritet që t’i bashkohet ndonjë subjekti tjetër, ai është i ftuar në emisionin Info Magazine me Kushtrim Sadikun duke filluar nga ora 17:30 në Klan Kosova.