Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova i ftuar do të jetë zëvendëskryeministri njëherit nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Me të do të diskutohet për platformën politike rreth bashkimit të spektrit politik për pesë temat me interes nacional si: dialogu themelimi i Asociacionit, i Ushtrisë, agjenda e integrimeve evropiane si dhe reforma zgjedhore e propozuar nga shefi i tij në parti, Kadri Veseli.
Temë e bisedës me Hoxhajn do të jenë edhe zhvillimet aktuale politike në vend.
Ndiqeni në Info Magazine të Klan Kosovës me fillim në orën 17:30.
Mos e humbisni!