Lajmet e fundit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, për Kosovën është një hap para drejt integrimit në këtë organizatë europiane. Kontrata e ashtuquajtur “MSA” me BE-në, është lidhur me qëllimin që për Kosovën si vend në zhvillim, të ketë lehtësira tregtare sa i përket eksportimit dhe inkuadrimit të produkteve kosovare në tregun europian.
Marrëveshja për Stabilizim Asociim, është marrëveshje që të gjitha vendet jo-anëtare të BE-së e që e kanë synuar integrimin në këtë organizatë, e kanë nënshkruar paraprakisht.
Mirëpo cili do të jetë rezultati i prekshëm i kësaj marrëveshjeje? Cilat janë përfitimet reale që do t’i kenë bizneset prodhuese kosovare? Sa do të jetë e mundur që të konkurrohet me produktet që tashmë janë pjesë e një tregu aq të madh si ai i vendeve të Bashkimit Europian?
Për të diskutuar rreth këtyre çështjeve por edhe të tjera, sot në Info Magazine duke filluar nga ora 17:30, në studio me Kushtrim Sadikun për efektet e MSA-së do të flasin ish ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë si dhe biznesmeni kosovar, pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmendi, cili po ashtu është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike.