22.05.2018 · përditësuar para 2994 dite1 min lexim
Sot gjatë ditës në Burgun e Dubravës, familjarët e të burgosurve të masakruar 19 vjet më parë në këtë burg dhe shumë qytetarë kanë përkujtuar të rënët e kësaj masakre.
Masakra në Burgun e Dubravës cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb.
Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Rasim Selmanaj dhe Bislim Zogaj janë dy nga disa të mbijetuarit e kësaj masakre.
Të dy sot janë të ftuar në Info Magazine ku do të shpalosin rrëfimet e tyre unike rreth përjetimeve në burgun e Dubravës.
Info Magazine transmetohet nga 17:30 në Klan Kosova.
Ndiqeni!
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.