Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës do të trajtohet tema e vazhdimit të mandatit të EULEX-it në Kosovë.
Për këtë do të diskutohet me të ftuarit: Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aida Dërguti, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Arianit Koci, avokat.
Në Info Magazine në një lidhje direkte nga Prizreni do të flitet edhe për protestën e nesërme të organizuar në këtë qytet nga organizatat joqeveritare për vdekjen tragjike të vajzës tre vjeçare.
Ndiqeni, në Klan Kosova, me fillim nga ora 17:30.