Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës do të debatohet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar për të cilin vendim është thirrur në interpelancë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Edhe pse kreu i ekzekutivit do ta ketë të pamundur të paraqitet në interpelancën e thirrur nga LDK dhe Vetëvendosje pasiqë ai nesër do të jetë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit që mbahen në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, debati për këtë çështje do të zhvillohet në studion e Info Magazine.
Për këtë temë do të flitet me të ftuarit, Selim Selimi, këshilltar ligjor i kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndiqeni, Info Magazine me fillim nga ora 17:30.
Mos e humbisni!