Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova të ftuar janë: Faton Peci nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Driton Lajçi, këshilltar i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Me ta do të diskutohet lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, debatin mes këtyre dy subjekteve politike pas këtyre votimeve, situatën me koalicionet e mundshme paszgjedhore dhe të gjitha zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Ndiqeni në Klan Kosova me fillim nga ora 17:30.