Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova do të diskutohet për referendumin e 16 prillit të mbajtur në Turqi i cili ia zgjeron kompetencat presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Gjatë votimit të djeshëm 51.4 për qind e turqve ishin pro ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin fuqi ekzekutive të parit të Turqisë kundrejt 48.6 të cilët votuan kundër.
Për të folur rreth kësaj çështjeje të ftuar në studio janë: Amir Ahmeti, njohës i rrethanave në Turqi, përkrahës i ndryshimeve kushtetuese në Turqi dhe opinionisti Albert Heta.
Ndiqeni Info Magazine në Klan Kosova me fillim nga ora 17:30.