Lajmet e fundit

Aksioni i sotëm në veri, rinumërimi i votave si dhe konflikti Turqi-Siri do të jenë ndër temat të cilat do të diskutohen në edicionin e sotëm të Info Magazinës.
Magbule Shkodra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të flasë në studion e Info Magazinës rreth çështjes së rinumërimit të votave dhe gabimeve që kanë ndodhur në disa raste në këtë proces.
Përmes të ftuarve të tjerë në studio dhe lidhjeve nga terreni do të mësoni më shumë detaje edhe për aksionin që nisi mëngjesin e sotëm në veri të vendit ku u arrestuan dy persona si dhe do të komentohet ndërhyrja e Turqisë në veri të Sirisë.
Ndiqeni me fillim në orën 17:30 në Klan Kosova.
Qëndroni me ne !