Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine do të diskutohet lidhur me propozimin e kryediplomatit kosovar, Glauk Konjufca për shkarkimin e shtatë ambasadorëve të Kosovës nga shërbimi diplomatik nëpër botë.
Në mesin e tyre është Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.
Këto propozime pritet të shqyrtohen nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasiqë emërimi dhe shkarkimi i ambasadorëve është e drejtë ekskluzive kushtetuese e të parit të vendit.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë janë: analisti politik Artan Muhaxhiri dhe Arton Demhasaj nga organizata Çohu.
Ndiqeni me fillim në orën 17:30 në Klan Kosova.
Qëndroni me ne!