Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine do të flitet për politikën e jashtme, samitin e Frankofonisë që po i zhvillon punimet në Armeni, avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë e cila sot u bë anëtare e asociuar.
Për këto dhe zhvillime të tjera aktuale politike do të flasë nga Jerevani, zvendëskryeministri njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli i cili po qëndron atje bashkë me presidentin Hashim Thaçi .
Në mesin e krerëve të shteteve që po marrin pjesë në këtë samit janë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, Princi Albert II i Monakos, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe shumë liderë të tjerë të vendeve frankofone.
Ndiqeni me fillim nga ora 17:30.
Mos e humbisni!