Lajmet e fundit
Mesazhet e dalura nga Samiti i Sofjes dhe ai i Vjenës, ndërrimi i emrit të Maqedonisë dhe marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë janë temat bosht të Info Magazine të premten

Edicioni i të premtes në Info Magazine do t'i kushtohet Samitit të Sofjes dhe Samitit të Vjenës, rrjedhimisht zhvillimeve brenda dhe rreth tyre.
I intervistuar i Kushtrim Sadikut është ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, që do ta sqarojë pozicionin e Kosovës në këto dy ngjarje.
Pacolli do të flasë për zhvillimet gjatë dhe në margjina të këtyre dy samiteve, si edhe për ndërrimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Ilindenit.
Shefi i diplomacisë kosovare në këtë intervistë sqaron edhe rrugëtimin e bisedimeve me Serbinë drejt një marrëveshje përfundimtare.
Info Magazine me fillim në 17:30. Ndiqeni!