Lajmet e fundit

Sot në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës në studio me Kushtrim Sadikun do të jenë Armend Zemaj nga LDK dhe Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje.
Temat për të cilat do të diskutojnë Zemaj e Topalli janë: marrëveshjet Kosovë-Serbi, fillimi i sesionit vjeshtor të kuvendit si dhe do të flitet edhe për komunikimin pozitë-opozitë.
Për këto dhe çështje të tjera mund të informoheni në emisionin e sotëm të Info Magazine me fillim nga ora 17:30.