Lajmet e fundit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është mysafiri i sotëm i Info Magazine në Klan Kosova.
Me Hotin do të diskutohet lidhur më Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 që do të votohet ditën e diel por edhe shumë çështje të tjera të zhvillimeve politike.
A do të kalojë ky projektligj? Cili është qëndrimi i LDK-së për projektligjin më të rëndësishëm për vendin?
Si e komenton LDK-ja çështjen e nxehtë të Demarkacionit? A ka ndryshuar qëndrim?
Si e vlerëson raportin e fundit të Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit lidhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi?
Këto dhe shumë përgjigje të tjera për zhvillimet e fundit politike do të mund t’i mësoni sot në Info Magazine.
Ndiqeni në Klan Kosova me fillim nga ora 17:30. Mos e humbisni!
Emisioni transmetohet LIVE në faqen zyrtare të Klan Kosovës, Klan Kosova Official dhe atë të Info Magazine, Info Magazine Klan Kosova.