Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës do të jetë i ftuar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami.
Me të do të diskutohet për shtyerjen e fillimit të vitit shkollor 2016/2017, pamjaftueshmërinë e buxhetit për blerjen dhe sigurimin e teksteve shkollore, grevën e paralajmëruar nga SBASHK-u si dhe gjendjen e përgjithshme në fushën e arsimit në Kosovë.
Me ministrin Bajrami do të flitet edhe për çështjet aktuale politike.
Ndiqeni, me fillim nga ora 17:30.