Lajmet e fundit

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është e ftuar e edicionit të sotëm të Info Magazine.
Me të do të flitet për zhvillimet e fundit politike, me theks vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Kur do të shpërndahet Kuvendi i Kosovës?
Kush do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Kush është kandidati i LVV për kryeministër?
Opsionet e LVV për koalicione para/pas zgjedhjeve?
A ka LVV vija të kuqe për ndonjë subjekt politik në vend?
Në këto e në çështje tjera do të përgjigjet Arbërie Nagavci, anëtare e kryesisë së Vetëvendosje dhe njëherit Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Si rëndom gjithçka me fillim nga ora 17:30!
Ndiqeni Info Magazine!