Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine të Klan Kosovës e ftuar është gazetarja Arbana Xharra e cila pak orë më parë ka aderuar zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës.
Pse e mori ajo këtë vendim? Si i sheh të gjitha komentet e kolegëve të saj gazetarë për këtë vendim të sajin?
Pse zgjodhi pikërisht PDK-në, parti të cilën e kishte kritikuar vazhdimisht?
Këto dhe shumë përgjigje të tjera do t’i mund t’i merrni sot në Info Magazine të Klan Kosovës, me fillim nga ora 17:30.
Mos e humbisni!
Transmetimin direkt të Info Magazine të Klan Kosovës mund ta ndiqni edhe në Facebook, në faqet zyrtare të Info Magazine dhe të Klan Kosovës, ashtu edhe në portalin zyrtar klankosova.tv.