Lajmet e fundit

Sonte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova e ftuar është Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje - Aida Dërguti.
Me të do të diskutohet në lidhje me seancën e jashtëzakonshme të thirrur për nesër për rastin e Astrit Deharit e të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar.
Kryesia e kuvendit në mbledhjen e sotme, ka vendosur që nesër të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit.
Këtë seancë e ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje duke e quajtur si joligjore dhe pasojë e panikut të PDK-së dhe LDK-së.