Lajmet e fundit

Në Info Magazinen e sotme, me fillim në orën 17:30, diskutohet për pesë të arrestuarit e fundit, nën dyshimin për vepër terroriste dhe lidhje me të vetëquajturin Shteti Islamik.
Për të diskutuar mbi këtë ngjarje, por edhe për rrezikun potencial që i kanoset Kosovës nga rrjeti terrorist ISIS, në studio me Kushtrim Sadikun, të ftuar janë, udhëheqësi i Lëvizjes Islame Bashkohu, Fuad Ramiqi dhe Haki Abazi nga Rockefeller Brothers Fund, në Kosovë.
Me anë të lidhjes telefonike, pjesëmarrës në debat do të jetë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.