Lajmet e fundit

Edicioni i sotëm i Info Magazine do t’i kushtohet lëvizjeve të fundit brenda koalicionit qeverisës.
Se a do të largohet AAK nga Qeveria apo sa ka gjasë të ndodhë kjo, i ftuar në studio është deputeti i këtij subjekti Bekë Berisha.
Poashtu mendimi do të merret edhe nga pala tjetër. Nga distanca zhvillimet do të komentohen me deputetin e LDK-së, Fatmir Rexhepi.
Ndërkaq një pjesë e minutazhës do të ndahet edhe për situatën me pandeminë, ku është ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, që do të flasë për rastet e reja me COVID-19, të shëruarit si dhe gjithashtu në theks do të jetë dita e sotme ku nuk u regjistrua asnjë i vdekur.
Ndiqeni Info Magazine!
Si rëndom nga ora 17:30!