Lajmet e fundit

Në një konferencë të përbashkët për media, partitë politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA deklaruan se do të qëndrojnë të bashkuara, si një bllok, kundër Qeverisë së Kosovës që sipas tyre po e degradon vendin.
Në një deklaratë të këtyre partive, u theksua se arsyet e këtij bashkimi janë marrëveshjet e Kosovës me Serbinë të arritura në Bruksel, Demarkacioni me Malin e Zi dhe rrënimi konstant i shtetit.
Për të diskutuar se sa do të jetë i qëndrueshëm ky bllok opozitar i riorganizuar, në studio me Kushtrim Sadikun duke filluar nga ora 17:30, përballë njëri tjetrit do të diskutojnë, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi dhe analisti e publicisti Bajrush Morina.