Lajmet e fundit

8 Marsi, gratë, punësimi dhe përfaqësimi 8 marsi dhe të drejtat e grave, me fokus tek punësimi dhe përfaqësimit nëpër institucione diskutohet sot në Info Magazine të Klan Kosovës me fillim në orën 17:30.
Ku qëndron gruaja kosovare në aspektin e punësimit? Cilat janë stereotipat që e karakterizojnë shoqërinë tonë? Sa e ngrisin zërin gratë që janë pjesë e institucioneve për një trajtim të barabartë? Në Info Magazine flasin Xhevahire Izmaku, deputete e PDK-së, Linda Shala, afariste dhe Yll Rugova, aktivist nga shoqëria civile. Ky debat realizohet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Fondacioni Friedrich Ebbert me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Prishtinë.