Një infermiere në Gjermani po akuzohet se administroi me qëllim tretësirë me ujë të kripur në vend të vaksinës kundër COVID-19. Kjo ngjarje ndodhi në pranverën e vitit të kaluar.
Policia janë të shqetësuar pasi më shumë se 8,500 njerëz mund të jenë të përfshirë, megjithëse fillimisht vetëm gjashtë persona e kishin lajmëruar këtë rast, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet gjermane thanë se në rrjetet sociale të infermieres gjetën fakte se ajo ka pasë qëndrime kundër vaksinimit kundër COVID-19.
"Ne pastaj gjetëm tre ose katër biseda të saj në WhatsApp që ishin të datës 21 prill, para se të ndodhte rasti, kështu që dyshojmë se ajo e bëri atë", tha oficeri i policisë Wilhelmshaven Peter Beer.
Ky skandal u zbulua nga një prej punonjësve të qendrës së vaksinimit i cili e kishte parë infermieren duke i mbushur gjashtë shiringa me solucion me ujë të kripur.
Të paktën 9,673 persona janë regjistruar si të vaksinuar gjatë periudhës në të cilën dyshohet se infermierja ka administruar vaksina të rrejshme.
Në mesin e të vaksinuarve ishin edhe punonjësit nga sektori i infermierisë, ndërsa të gjithë personave që u vaksinuan atë kohë tani do t’iu kërkohet që të marrin përsëri vaksinën.
"Nuk ka asnjë rrezik nga vaksinimi i përsëritur dhe për këtë arsye ne i këshillojmë të gjithë që të vaksinohen përsëri vetëm për të qenë të sigurte", tha Claudia Shroeder, anëtare e ekipit për ndërhyrje në kriza.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.