Lajmet e fundit

Po vazhdon dita e dytë dhe e fundit e konferencës së organizuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
E pranishme, përveç Odës dhe infermierëve, ishte edhe deputetja Time Kadriaj e cila tha se ky organizim është shumë i qëlluar për shkak se ua mundëson infermierëve të shpalosin ide e punime shkencore.
Këtu ka edhe prezantime shkencore nga infermierët në lidhje me sëmundjet, problemet shëndetësore dhe këshilla mjekësore.
Pas përfundimit të konferencës, të pranishmit do ta vizitojnë ish Spitalin Ushtarak të Zonës së Novobërdës që është shfrytëzuar në luftë për mjekimin e ushtarëve të UÇK-së, njofton Klan Kosova.
"Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen", është motoja e konferencës shkencore që është organizuar nën Patronatin e Odës së Infermierëve të Kosovës.