Lajmet e fundit
Sot edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermiereve.

12 Maji është Dita Ndërkombëtare e Infermiereve. Çdo vit edhe në Kosovë kjo ditë shënohet me aktivitete të ndryshme.
Përafërsish 2/3 e punëtorëve në QKUK, apo 60% të gjithë të punësuarve janë infermiere dhe kjo shifër flet për fuqinë potenciale që kanë.
Në Kosovë ekziston Asociacioni i Infermierisë, Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm Infermierik, Revista e Infermierisë dhe shumë aktivitetet të tjera.
12 Maji është vendosur që të jetë Dita e Infermiereve ngase është ditëlindja e Florence Nightingale, e cila konsiderohet edhe si themeluesja e infermierisë në botë.