Lajmet e fundit

Sindikata e infermierëve, Oda e infermierëve dhe shoqatat e infermierëve të psikiatrisë, neurologjisë, dhe shoqata të tjera, këtë të hënë kanë paralajmëruar protestë gjatë muajit shtator.
Ata kërkuan aprovimin e ligjit të pagave dhe kundërshtimin e shtesës prej 60 euro.
Nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ata po paralajmërojnë veprime radikale në një moment të dytë pasi tani është gjendja e rënduar me Covid-19 në vend.
Kryetari i Sindikatës të Infermierëve, Përparim Berisha, tregoi se një infermier që përkujdeset për të sëmurët me covid, ka deri në 27 pacient dhe për këtë paguhet vetëm 18 euro për 12 orë punë gjatë ndërrimit të natës.
Kronikë e zgjeruar nga Arjeta Sinani: