Këto ditë po ka fluks të madh të pacientëve të shtirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe se shumica e tyre janë të pavaksinuar.
Por ata që janë të shtrirë në këtë klinikë, e të cilët janë të vaksinuar janë duke e kaluar shumë më lehtë COVID-19.
Këtë e konfirmoi infektologia Hatixhe Gashi në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin "Info Magazine" në Klan Kosova.
Mjekja shtoi se në infektivë janë të shtritë gjithsej 113 pacientë.
"Për shkak të fluksit të madh të pacientëve që kërkojnë trajtim në klinikë të gjitha kapacitetet janë shfrytëzuar. Gjithsej i kemi 113 pacientë në klinikë, prej tyre 105 janë me oksigjenoterapi, pesë prej këtyre janë në mjekimin intensiv".
"Kryesisht pacientët që janë vaksinuar kalojnë me format më të lehta, format e rënda po dalin te pacientët e pavaksinuar pavarësisht moshës. Do të thotë se pacientët e vaksinuar edhe në moshë të shtyrë arrijnë ta kalojnë sëmundjen lehtë, kurse pacientët e pa vaksinuar po kanë forma të rënda klinike".
Edhe pse në infektivë dominon varianti më përhapës dhe më i rrezikshëm Delta, ku shumica e pacientëve iu duhet oksigjenoterapia, ajo thotë se gjendja me oksigjen është mirë, duke e konsideruar se shumica vjen nga mbushja qendrore e QKUK-së.
"Po tani kemi mbi 90 përqind me oksigjenoterapi por pasi që klinika furnizohet kryesisht me oksigjen sepse kemi dhoma që furnizohen me boca të oksigjenit".
Të martën në Kosovë pesë persona e kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 dhe të infektuar janë një mijë 765 persona në 24 orët e fundit.
https://youtu.be/teDxf5cxVo0
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.