Infeksionet e koronavirusit në Britaninë e Madhe janë rritur në 119 mijë raste javën e fundit, me rreth 20 mijë njerëz, më shumë se javën e kaluar.
Shifrat e Zyrës për Statistikat Kombëtare, deri në 12 qershor, sugjerojnë se një në çdo 540 njerëz është i infektuar, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Varianti më infektues “Delta” llogarit pothuajse të gjitha rastet, thonë nga Shëndeti publik në Angli
Megjithatë, ekzistojnë disa ndryshime rajonale në normat e infeksioneve dhe lajme të mira për efikasitetin e vaksinave.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.