Lajmet e fundit

Mbi 100 persona besohet se kanë vdekur në një aksident ajror të një aeroplani ushtarak transportues,në një zonë rezidenciale të qytetit indonezian të Medanit, thonë zyrtarët.
Televizionet lokale kanë raportuar se avioni është përplasur në dy shtëpi dhe në një makinë, që pastaj ka shpërthyer në flakë.
Kreu i forcave ajrore Augus Suprianta vizitoi vendin e përplasjes dhe i tha agjencisë së lajmeve se AFP se nuk kishte asnjë të mbijetuar në mesin e 113 njerëzve në bord.
Rreth 50 persona janë dërguar në spital gjersa të tjerët janë duke u shëruar.
Një operacion i madh shpëtimi është në proces në vendin e përplasjes e cila ishte mbuluar me flakë dhe tym të dendur të zi.
Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur për të shikuar çfarë kishte ndodhur përderisa shërbimet emergjente e kishin rrethuar vendin.
“Aeroplani u rrëzua përderisa ishte duke u kthyer në aeroport “ tha një qytetar i pranishëm.
Shkaqet e rrëzimit të aeroplanit ende nuk janë të qarta, por shefi i Forcave Ajrore, Agus Supriatna tha që pilotit i është kërkuar të kthehet në bazë për shkak të problemeve teknike,raporton BBC,transmeton Klan Kosova.