18.11.2018 · përditësuar para 2796 dite1 min lexim
Njeriu që cilësohet si Indiana Jones i botës së artit ka ‘goditur’ sërish.
Kësaj radhe ai ka gjetur një mozaik të çmueshëm të shekullit të gjashtë, i cili ishte vjedhur nga Qiproja.
Arthur Brand u shpreh tejet i emocionuar me gjetjen e punimit të vjetër 1,600 vjeçar, në një apartament në Monako.
Me pas ai e dorëzoi punimin artistik tek zyrtarët e Qipros.
Kjo nuk është hera e parë që Brand ka gjetur vepra të çmueshme. Në vitin 2015 ai gjeti pikturën “Hitler’s Horses”, e cila ishte e vjedhur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.