Qeveria e Indisë ka udhëzuar kompanitë e medieve sociale të heqin çdo përmbajtje që i referohet me "varianti indian", variantit të ri të COVID-19, që ishte shfaqur për herë të parë në Indi.
Ministria e IT tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e emërtuan variantin “B.1.617” dhe çdo referencë për "Indian" është e gabuar, shkruan BBC, përcjell KlanKosova.tv
Termat gjeografikë janë përdorur për të përshkruar një numër variantesh të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazilin.
India është goditur rëndë nga varianti i ri që nga fundi i marsit dhe tani është vendi i dyti pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa i përket infeksioneve të përgjithshme, me më shumë se 26 milionë raste, sipas hulumtimit të Universitetit “Johns Hopkins”.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.