Lajmet e fundit

Të paktën 26 persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën gjatë një shpërthim që ndodhi në një termocentrale në shtetin indian të Uttar Pradeshit.
Numri i viktimave mund të rritet, pasi shumë persona kanë marrë djegje të rënda.
Incidentet industriale nuk janë të pazakonshme në Indi, ku masat e sigurisë shpesh neglizhohen, raportojnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.