Lajmet e fundit

Të paktën 22 persona janë raportuar të zhdukur pasi një urë e autostradës që lidh qytetin Mumbai me resorin e Goas në Indi, është rrëzuar.
Zyrtarët kanë thënë se dy autobusë që bartnin pasagjerë, janë fundosur në ujë pas rrëzimit të urës në mëngjesin e së mërkurës.
Policia indiane ka thënë për agjencinë e lajmeve Associated Press, se ekipet e zhytjes nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë të mbijetuar nga këta autobusë.
Në anën tjetër, operacionet e shpëtimit po e kanë problem ta kryejnë punën e vet për shkak se shirat e mëdhenj e kanë rritur nivelin e ujit.
Ndërsa, Agjencia Kombëtare për Katastrofat, ka bërë me dije se 80 persona përfshirë edhe zhytësit janë duke bërë kërkime për të mbijetuar.