Lajmet e fundit

Një grua në Indi ka deklaruar që është dhunuar nga një grup meshkujsh përderisa e njëjta gjë i ka ndodhur edhe kushërirës së saj dhe dy familjarë të tjerë kanë mbetur të vdekur, kjo ngaqë ishin familje myslimane që konsumonte mishin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
20 vjeçarja ka thënë që ky sulm është kryer nga katër burra në pjesën veriore të Haryana, dy javë më parë.
Ajo ka mohuar akuzat se kishte konsumuar mish.
Për më tepër ajo ka treguar që katër burrat kanë rrahur për vdekje dy të afërm të saj në shtëpinë e tyre në Mewat.
Shumë persona në Indi konsiderojnë lopët të shenjta dhe prerja e tyre është ndaluar në disa vende duke përfshirë edhe Haryana.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë të akuzuar me përdhunim dhe vrasje.