Lajmet e fundit

Të paktën 99 vetë kanë vdekur dhe më shumë se 100 janë duke u mjekuar në spital pasi kanë pirë alkool toksik që shitet në mënyrë ilegale në Indinë verilindore, thonë zyrtarët.
Në mesin e viktimave ishin edhe gra, të cilat kanë punuar në plantacione çaji në shtetin e Assamit.
Viktimat e para vdiqën të enjten, sipas Agence France-Presse (AFP), njofton Klan Kosova.
Të gjithë viktimat kanë punuar në plantacione çaji në rrethet e Golaghat dhe Jorhat.
Mjekët në spitalet ku po trajtohen viktimat janë të habitur nga përbërësit që përdoren në alkoolin ilegal, që sipas tyre, përbërësit në të shkaktojnë dështimin e organeve.
Një ekip ekspertësh do të analizojë këtë pije toksike për të hetuar përmbajtjen e saj, ndërsa më pas policia më pas kishte gjetur shtëpinë ku ishte bërë pija.
Më shumë se 100 vetë u raportuan se kanë vdekur në Uttar Pradesh dhe në Uttarakhand javën e kaluar pas konsumimit të alkoolit ilegal.
Numri i të vdekurve nga këto dy incidente besohet të jetë më i larti që nga një rast i vitit 2011 në Bengalin Perëndimor, kur më shumë se 170 vetë vdiqën pas konsumimit të alkoolit.