Lajmet e fundit

Një vajzë 10 vjeçare, nxënëse e klasës së gjashtë, është vënë në qendër të vëmendjes nga gjithë mediat në Indi, pasi është shtatzëne dhe ka refuzuar abortin.
Vogëlushja përshkruhet si një fëmijë i lumtur që buzëqesh lehtë. Ajo është e turpshme dhe jo shumë komunikuese. Gjuha angleze dhe matematika janë lëndët e preferuara të kësaj nxënëseje.
Por, historia e saj konsiderohet si rasti i parë i një shtatzëne adoleshente 10 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
"Ne kemi parë shumë raste të shtatzënive adoleshente që përfshijnë 14-15 vjeçarë, por ky është rasti i parë që kam parë prej një 10-vjeçareje", tha Mahavir Singh, nga Autoriteti i Shërbimeve Ligjore të Shtetit Chandigarh .
Ajo pëlqen të hajë pulë dhe peshk - dhe akullore.
Sipas Singh, vogëlushja është përfshirë në një rast që ka tronditur Chandigarh dhe pjesa tjetër e Indisë, pasi 10-vjeçarja shtatzënë dyshohet se ishte përdhunuar vazhdimisht nga një i afërm.