Një incident ka ndodhur në një qendër të votimit në Gjilan.
Atje ndodhi një fjalosje mes një votuesi dhe komisionerëve.
Rreth rastit detaje ka dhënë Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
"Realisht ka qenë një fjalosje mes një personit dhe zyrtarëve të qendrës. Nuk ka pasur përleshje. Prokurori dhe njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes", deklaroi Hashani për Klankosova.tv.
Ai theksoi se për detaje të tjera do të bëhen të ditura më pas.
https://klankosova.tv/perplasje-mes-nje-mergimtari-dhe-komisionereve-ne-zheger-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.