Kancelari gjerman, Friedrich Merz e ka dënuar incidentin në Berlin si "një akt të shëmtuar", duke thënë se qindra mijëra njerëz po "festonin në mënyrë paqësore" në eventin e Krenarisë përpara se të ndodhte.
"Ata donin që ne të silleshim me njëri-tjetrin me mirësi dhe tolerancë. Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë", shkruan ai në X, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.
Ai e quan Gjermaninë "të hapur dhe liridashëse", duke shtuar se vendi do ta "ruajë dhe mbrojë këtë".
Merz thotë se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre, dhe thotë se akti "do të hetohet dhe ndiqet me ashpërsinë më të madhe".
https://klankosova.tv/nje-i-vdekur-dhe-16-te-lenduar-nga-perplasja-e-makines-me-turmen-ne-berlin1/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.