Një incident i armatosur ndodhi edhe sot në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Dy persona u plagosën nga arma e zjarrit, të cilët u dërguan për trajtim në QKUK. Sipas drejtorit të Qendres Emergjente, Naser Syla, gjendja e tyre është stabile.
Deri më tani lidhur me rastin janë identifikuar dy persona nga policia.
Autoritetet e sigurisë në kryeqytet arritën të prangosin një person, derisa tjetri është në arrati.
Ndërkaq, nuk dihet ende se cili ishte motivi i këtij konflikti.
https://www.youtube.com/watch?v=dgiqrLxR3F8
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.