Lajmet e fundit

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se kosovarët që sot morën pjesë në protestë, e thanë fjalën e tyre për qeverinë që po e drejton vendin dhe se kërkesa e tyre duhet të merret seriozisht nga qeveritarët.
Në një postim që ai ka bërë në profilin e tij në Facebook, Limaj shprehet falënderues ndaj të gjithë qytetarëve dhe simpatizantëve të opozitës që morën pjesë në protestë.
Limaj po ashtu ka shprehur keqardhje për indicentet që e përcollën protestën dhe thotë se një gjë e tillë asnjëherë s’mund ta zbehë mesazhin e kësaj proteste të madhe.
“Falënderoj dhe shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e NISMA për Kosovën për pjesëmarrjen e tyre sot në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar”.
Ftoj edhe njëherë koalicionin qeveritar që ta merr seriozisht kërkesën e qytetarëve për dorëheqje. Populli i Kosovës, sot si asnjë herë më parë deri më tani në Kosovë përcolli mesazhin e qartë se nëse kjo qeveri refuzon të jep llogari për shkeljen e kushtetutës, atëherë populli i Kosovës do të refuzojë të qeveriset nga një qeveri që e ka shkelur kushtetutën”.
“Populli i Kosovës sot foli, ai pret dorëheqje nga kjo qeveri, rrugë tjetër nuk ka. Pas përmbylljes se këtij tubimi madhështor e paqësor, unë shpreh keqardhje për incidentet që ndodhën. Askush dhe asgjë nuk mund ta zbeh mesazhin që dhanë qytetarët e Kosovës sot me pjesëmarrjen tyre masive në protestën e sotme madhështore e paqësore. Qytetarët nuk do të ndalën deri në largimin e kësaj qeverie”.