Lajmet e fundit

Udhëheqësit e sistemit gjyqësor sot kanë ndërmarrë edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejtë forcimit të qasjes së publikut ndaj shërbimeve gjyqësore me inaugurimin e ndërtesës së re të Gjykatës Themelore në Mitrovicë-dega në Vushtrri.
Ndërtesa e re është ndërtuar dhe financuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës me ndihmën e programit të USAID-it mbi Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL) dhe qeverisë Norvegjeze.