20.01.2017 · përditësuar para 3480 dite1 min lexim
Jo të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur inaugurimin e Donald Trump president.
Madje, disa nga rrugët e Uashingtonit këtë të premte u mbushën plot me protestues.
Të veshur në të zeza e me mbishkrimin Bashkoju Rezistencës, jo pak qytetarë amerikanë po e kundërshtojnë presidentin e ri.
Të revoltuar me inaugurimin e presidentit të 45-të ata nisin të thyejnë e të rrëzojnë çfarëdo që u dilte përpara.
Për të zmbrapsur protestuesit policia u desh të përdorë gaz lotsjellës.
Kronikë Merita Neziri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.