Lajmet e fundit

Sot Gjykara ka rrëzuar KLD, duke i dhënë të drejtën Ina Ramës të kthehet në gjyqësor. Për rrjedhojë, Ish kryeprokurorja Ina Rama fiton të drejtën për t’u punësuar në sistemin gjyqësor. Në këtë vendim ka dalë Gjykata e Apelit Administrativ në Tiranë, e cila rrëzoi vendimin e shkallës së parë për padinë e Ina Ramës kundër Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gjatë seancës së sotme, Apeli Administrativ vendosi shfuqizimin e vendimit të KLD-së, ku i mohoi Ina Ramës të kthehej në gjyqësor, pas kërkesës së kësaj të fundit për t’iu kthyer profesionit e për t’u punësuar si gjyqtare. Me vendimin e sotëm, gjykata urdhëron KLD-në t’i propozojë presidentit Nishani, emërimin e Ina Ramës. /Albeu