Lajmet e fundit

Kandidati i Nisma për Kosovën për Deçanin, Shkodran Imeraj ka treguar programin e tij për fushën e shëndetësisë.
“Shëndetësia është një nga prioritetet tona, do të merren masa në renovimin e ndërtesës, kjo qendër nuk ka pasur as parking, por është përfunduar këto dy ditë, është jokorrektësi në kohë fushate”.
“Do të kërkojmë që në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të rritet numri i stafit pasi kemi mungesë të mjekëve në fshatra”.
“Ne do të kërkojmë që të rritet numri i punëtorëve sepse Deçani ka numër të studentëve që kanë përfunduar mjekësinë”.
“Do t’i kushtohet vëmendje fëmijëve me sindromin Down”.
Imeraj në Magazina Lokale në Klan Kosova ka treguar edhe se çfarë plani ka ai për bujqësinë në këtë komunë.
“Do të punojmë në rregulloren e subvencioneve, do të përkrahim bujqit e rinj, do të bëjmë ndërtimin e serave të reja si dhe do të ndihmojmë kultivimin e fasules dhe drithërave e do të inkurajojmë bujqit edhe për kultivimin e grurit si dhe do të investohet në kanalet e ujitjes”.