Lajmet e fundit

Doli libri më i ri shkencor “Komunikimi në diplomacinë publike”, i autorit Hasan Saliu, botim i AAB-së.
Libri i cili flet për imazhin ndërkombëtar të Kosovës me parathënie të Artan Fugës, ka gjithsej 374 faqe dhe gjendet edhe në libraritë e Prishtinës dhe Tiranës.
Akademik Fuga thotë se autori i këtij libri Hasan Saliu ka punuar disa vite rresht për ta nxjerrë këtë libër që lexohet për disa orë, aq i qartë dhe i struktuar mirë që është.
Autori Saliu thotë se ky libër shkencor ngërthen trajtimin e një sistemi të ndërlikuar ku marrin pjesë aktorë të ndryshëm shtetërorë dhe joshtetërorë të cilët komunikojnë me publikët e huaj me qëllim që t’i informojnë dhe ndikojnë ata.
Libri është i organizuar në tri pjesë të ndarë me kapituj dhe poashtu gjendet edhe në Bibliotekën e AAB-së e cila do të jetë në dispozicion të studentëve dhe stafit.